SPORT, 9 Dhjetor 2017, 09:06

Surpriza, diktatori i Koresë është tifoz i ekipit të Serisë A

Surpriza, diktatori i Koresë është tifoz i ekipit të

Antonio Razzi, një nga senatorët e forcës politike “Forza Italia”, ka qenë i ftuar në emisionin e gazetarit Fabio Fazio, “Che fuori tempo che fa”. Gjatë emisionit, Razzi u shpreh se është mik i diktatorit korean Kim Jong-Un. Duke folur për të, ai ka zbuluar se lideri i Koresë së Veriut është tifoz i ekipit të Interit.

Jo vetëm kaq, por doktatori ka qenë në “San Siro” për të ndjekur zikaltërit. “Kur Kim Jong-Un ishte student në Bernë të Zvicrës, vinte shpesh në Milano dhe në stadiumin “San Siro” për të parë ndeshjet e Interit”, ka thënë senatori italian.