TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Derbi i Manchester-it mes United dhe City luajtur mbrëmë në “Old Trafford”, fituar nga “qytetarët” me rezultatin 2-1, ka degjeneruar në një sherr masiv mes lojtarëve dhe stafeve të dy ekipeve. Mediat britanike raportojnë se pas ndeshjes, në tunelin që të çon në dhomat zhveshjes ka patur incidente, ku janë përfshirë rreth 20 persona. Të dëmtuar kanë dalë zv.trajneri i City, Mikel Arteta (është goditur mbi vetull) dhe trajneri i United, Jose Mourinho.
Duket se gjithçka nisur kur Jose Mourinho ka shkuar në dhomat e zhveshjes së skuadrës së City, për t’u kërkuar lojtarëve të ulin zërin pas festimeve, por aty ka nisur një debat me portierin Ederson. Dy portugezët janë kapur me fjalë mes tyre dhe mendohet se aty ka fluturar një shishe plastike, që ka goditur në kokë trajnerin e United. Në këto momente mendohet se është dëmtuar edhe Arteta, zv.trajneri i City.