AKTUALITET, 26 Janar 2019, 21:06

Bledi Çuçi "kopjon" Niko Peleshin: Rihapëm portin e Durrësit për peshkatarët!

Me marrjen e detyrës së re Bledi Çuçi ka mbërritur në Durrës për t’iu rikthyer portin peshkatarëve, njësoj siç bënte paraardhësi i tij në krye të ministrisë së Bujqësisë Niko Peleshi rreth një vit e gjysmë më parë.

Me të njëjtat fjalë dhe premtime, duket se Çuçi nuk është njohur si duhet me punën e bërë nga Peleshi apo me objektivat e lëna përgjysmë nga ai.

Kjo përsëritje e rihapjes së portit të Durrësit për peshkatarët nuk ka kaluar pa u vënë re nga ish-sekretari i përgjitshëm i Ministrisë së Bujqësisë Vojo Bregu, i cili shkruan:

‘’Porti i peshkimit të Durrësit, për dy vjet qeverisje të mandatit të dytë i është dorëzuar dy herë peshkatarëve. Nqs nuk do kemi zgjedhje të parakohshme parashikohet ti dorëzohet minimalisht dhe dy herë të tjera”.

Më poshtë janë edhe dy postimet e ngjashme mes ministrit dhe ish-ministrit: