TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vdekjes tragjike nga një ortek i zv.ministrit të Diasporës në Kosovë, Arian Daci, ka reaguar edhe Kreu i Shtetit, Ilir Meta. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se ndihet i hidhëruar nga humbja tragjike në Brezovicë. Ai i shpreh ngushëllimet familjareve dhe të afërme të të ndjerit.
“Jam shumë i tronditur nga lajmi i hidhur i humbjes së jetës së zv/ministrit të Diasporës së Kosovës, Arian Daci gjatë tragjedisë në Brezovicë. Në këto momente të vështira për familjen Daci, të afërmit e miqtë e tyre, u qëndroj pranë, duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje tragjike të parakohshme që na ka lënduar të gjithëve”, shkruan ai.
Kujtojmë që zv.ministri i Diasporës në Kosovë, Arian Daci ka humbur tragjikisht jetën sot në Brezovicë, nga një ortek bore. Bashkë me të ka qenë edhe shoku i tij, Ardian Bakalli, i cili ka pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.