AKTUALITET, 2 Janar 2019, 10:28

VIDEO/ Shqiptari parandalon një sulm të armatosur në Francë

VIDEO/ Shqiptari parandalon një sulm të armatosur në Francë

Mbrëmë pas ndërrimit të viteve shumë persona ishin mbledhur për të festuar në një diskotekë në Avallon të Francës.

Por, pas orës 04:00 dikush ka ardhur te dera e diskotekës i armatosur, që sipas pamjeve ka tentuar të kryente sulm të armatosur.

Ka qenë një shqiptarë ai që ka parandaluan këtë ngjarje, e cila mund të ishte kthyer në një tragjedi. Ai ka bllokuar personin e dyshuar që kishte një kallashnikov.

Kosovari nga Vushtrria, Bujar Muli, i cili jeton dhe punon në Francë, shihet duke tërhequr zvarrë të dyshuarin e armatosur, derisa sa mbërrin policia franceze.