AKTUALITET, 1 Janar 2019, 21:49

Trashëgimtari i legjendës Ali, nga milionat jeton si varfanjak

Trashëgimtari i legjendës Ali, nga milionat jeton si varfanjak

Nëse dikujt i thua se djali i Muhamed Ali vuan për bukën e gojës, me siguri do të mendojë se bëhet fjalë për ndonjë Muhamed Ali tjetër dhe jo ish-boksierin e famshëm, por në fakt, flitet për të, për Muhamed Ali Zhunior. Djali i legjendës së boksit, nuk ka arritur të përfitojë asgjë nga pasuria që ai ka lënë pas.

Të gjithë pasurinë, ka arritur që ta marrë për vete gruaja e Muhamed Ali, që jeton tashmë si një ‘mbretëreshë’ ndërkohë që në drejtim të Muhamed Ali Zhunior, shkojnë vetëm një kuotë jetese, ku vlera që merr ai, arrin deri në 860 euro, nga të cilat 600 janë vetëm për qiranë ndërkohë që 260 të tjera janë për jetesën. Aktualisht, ai punon me punë të rëndomta, ku përgjithësisht merret me mirëmbajtje oborresh dhe kopshtesh, duke pastruar ulluqe apo duke kositur barin.

Nëse djali i Muhamed Ali nuk bën asnjë punë, ai do të duhet të jetojë me vetëm 7.10 euro në ditë, duke qenë se duke paguar edhe taksat, kuota mujore që ai përfiton nga pasuria e babait, është vetëm 220 euro. Ai po jeton në Majami dhe është në luftë juridike me njerkën e tij, duke kërkuar që të përfitojë diçka më shumë nga pasuria e babait.