AKTUALITET, 1 Janar 2019, 19:10

Shënon edhe Xhaka, Arsenali ia nxjerr Fullhemit inatin e Liverpulit

Shënon edhe Xhaka, Arsenali ia nxjerr Fullhemit inatin e Liverpulit

Arsenali ka filluar vitin 2019 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke regjistruar një fitore bindëse dhe duke bërë të harrohet paksa disfata e rëndë e pësuar pak ditë më parë përballë Liverpulit. Skuadra e Unai Emeri mundi 4-1 Fullhemin, edhe pse në fakt iu desh të mbyllte ndeshjen në minutat e fundit me Ramsei e Obamejang.

Avantazhi i “topçinjve” erdhi falë Granit Xhakës, i cili shënoi golin e parë të vitit për skuadrën e tij pas një aksioni perfekt dhe një asisti të shkëlqyer të Iuobi. Goli i dytë erdh vetëm në fillimin e pjesës së dytë me Lakazet, por ndeshja u rihap pak minuta me vonë kur Kamara shkurtoi shifrat për miqtë.

Megjithatë, Ramsei e Obamejang vulosën gjithçka me dy gola të shënuar në minutat 79 dhe 83, për të mbyllur çdo diskutim rreth fatit të kësaj sfide e afruar Arsenalin me vendin e katërt.