AKTUALITET, 2 Janar 2019, 09:11

VIDEO/ Momenti kur punonjësi i konsullatës transporton me çanta pjesët e trupit të gazetarit Jamal Khashoggi

VIDEO/ Momenti kur punonjësi i konsullatës transporton me çanta
Televizioni shtetëror turk ka transmetuar një video-incizim në të cilin shihet një person duke dalë nga konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll me çanta në duar në të cilat, siç thotë televizioni, gjendeshin pjesët e trupit të gazetarit të vrarë Jamal Ksashoggi. Në incizim shihet sesi një person nxjerrë pesë çanta përmes daljes kryesore të Konsullatës në të cilën Khashoggi u vra në fillim të tetorit, raporton Reuters. Autoritetet saudite nuk i janë përgjigjur Reutersit për komente rreth këtij incizimi. Khashoggi, një kritik i princit të kurorës Muhammed bin Salman, u vra nga një ekip agjentësh sauditë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Arabia Saudite ka mohuar njoftimet se Princi i kurorës ishte i lidhur me vrasjen që shkaktoi dënime globale./REL