TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Orë dramatike në prag të natës së ndërrimit të viteve, për një burrë dhe një grua në moshë fare të re. Gruaja, një 47-vjeçare, është gjetur në çastet e fundit të jetës pasi kishte gëlltitur fotoksinë, helm fatal që përdoret si bar për eliminimin e minjve.
Ajo u dërgua në spital ku edhe ka ndërruar jetë, pasi organet jetësore i ishin shkatërruar nga helmi. Vdekja e saj, u regjistrua nga Komisariati i Policisë Nr. 1, burime të të cilit thanë sot për noa.al se gruaja E.T. 47 vjeçe, banuese në Tiranë – nga veprimet e kryera – rezultoi se vdekja i ka ardhur si pasojë e vetëhelmimit me fotoksinë.
Gjithsesi, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.
Ndersa Komisariati i Policisë Elbasan njoftoi sot se në fshatin Katundi i Ri, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi E.M. 49 vjeç. Burri në moshë të re, ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Policia lokale tha se po punohet për sqarimin e rrethanave të vetëhelmimit