TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arratisen nga burgu dy shqiptarë në Athinë. Mediat greke raportojnë se sot në mëngjes kanë mundur të arratisen dy të dënuar me origjinë shqiptare nga burgu i Korydallos në Athinë.
Sipas zougla.gr, ata janë identifikuar si Elvis K. Dhe Leonard P., ndërsa akuzohen për vjedhje dhe grabitje të të moshuarve.
Ata vuanin dënimin në sektorin D të burgut. Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre, ndërsa hetimet i ka marre përsipër Ministria greke e Drejtësisë.