AKTUALITET, 1 Janar 2019, 21:38

Angli/ Çdo gjë e thjeshtë për Totenhemin, merr vendin e dytë për 26 minuta

Angli/ Çdo gjë e thjeshtë për Totenhemin, merr vendin e

Totenhemi ka lënë pas krahëve humbjen e papritur në shtëpi ndaj Ulvërhempton, me të cilën mbylli vitin 2018 dhe ka nisur vitin 2019 me suksesin bindës 3-0 në transfertë ndaj Kardif.

Skuadra e Poçetinos duket se kishte mësuar mirë nga gabimet e javës së kaluar dhe në ndeshjen e sotme nuk i la asnjë shteg kundërshtarit. Tre gola të shpejtë me Kejn (3’), Eriksen (12’) dhe Son (26’) mbyllën ndeshjen pa mbaruar pjesa e parë, duke i dhënë qetësinë e duhur skuadrës për të administruar rezultatin në minutat e mbetura.

Me këtë fitore, Totenhem kthehet përkohësisht në vendin e dytë në klasifikim, me shpresën që Mançester Siti të ndalë Liverpulin kryesues dhe të rihapë kampionatin.