AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 13:57

VIDEO/ “Shpifje, shpifje, shpifje” shpërthimet e Ramës si ato të Vitorio Sgarbit në Itali

VIDEO/ “Shpifje, shpifje, shpifje” shpërthimet e Ramës si

Në debatin me gazetarët në “Dritare”, kur nuk ia doli t’i kundërshtojë me fakte dhe argumenta për çështjet e krimit, kanabisit, “Xhisielës” etj, Edi Rama nisi të bërtasë duke përsëritur në pak sekonda për 14 herë rresht, fjalën “shpifje”.

Gazetarët ia vunë disa herë në dukje, se me këtë shpërthim nervash, Rama po tejkalonte normat e një sjelljeje normale, por sërish kryeministri nuk u ndal.

Kjo mënyrë përballjeje në televizion, është e ngjashme, në mos një imitim i shfaqjeve publike që i bën shpesh një miku i tij italian, Vitorio Sgarbi, një nga personazhet më kontroversë të jetës publike në Itali, shkruan Lapsi.al.

Sgarbi, një kritik arti dhe politikan, i famshëm për sherret, sharjet, banalitetet dhe konfrontimet ndonjëherë fizike në studiot televizive të Italisë ishte disa muaj më parë në Tiranë, i ftuar nga Rama në zyrën e tij në kryeministri. Më pas, Sgarbi e shoqëroi Ramën në promovimin e librit Kurban në panairin që u zhvillua në Itali. Për të parë ngjashmërinë në reagimin mes të dyve, Lapsi.al ka vënë bashkë në një video shpërthimet e nervave të secilit prej të dyve.