AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 13:29

PD: Qeveria shqiptare i jep tjetër “goditje” mbas shpine SHBA

PD: Qeveria shqiptare i jep tjetër “goditje” mbas shpine SHBA

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka akuzuar qeverinë shqiptare se ka goditur pas shpine Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Asamblenë e OKB.

Shehu shpjegon se të martën përfaqësuesi i Shqipërisë votoi përsëri kundër SBBA, duke miratuar Projekt Rezolutën e paraqitur nga Egjipti për të njohur në OKB Palestinën si drejtuese të Grupit 77.

Ky veprim, krejt në kundërshtim me interesat tona kombëtare, është ne vazhdën e te tilla qëndrimeve të Qeverise sonë në Dhjetor në OKB, Konferencën Islamike e me tej ne Gjeneve.

Duke “mbeshtetur” te detyruar Palestinen, e njohur kjo per qendrimet e forta kunder Kosoves, jo vetem qi i kundervihemi pozicioneve amerikane, por realisht demtojem dhe proceset e paqes ne ate Rajon, procese, qe nuk mund te zhvillohen pa ShBA-te.”- Shkruan Shehu.

Reagimi i Shehut:

Qeveria shqiptare i jep tjetër “goditje” mbas shpine ShBA ne Asamblene e OKB.

Diten e marte Perfaqesuesi i yne votoi perseri kunder ShBA, duke miratuar Projekt Rezoluten e paraqitur nga Egjipti per te njohur ne OKB Palestinen si drejtuese te Grupit 77.

Kjo behet megjithese ne nuk jemi pjese e atij grupi dhe as Palestina nuk eshte antare e plote e OKB.

Ndaj kesaj Rezolute kishte vota kunder si ajo e ShBA dhe te tjera absenime, ku benin pjese vende te BE, si dhe vete Bosnja qe eshte antare e Grupit 77.

Reagimi amerikan ishte i menjehershem, duke e konsideruar kete Rezolute si nje akt te demshem dhe qe do te veshtiresoje procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.

Ky veprim, krejt ne kundershtim me interesat tona kombetare, eshte ne vazhden e te tilla qendrimeve te Qeverise sone ne Dhjetor ne OKB, Konferencen Islamike e me tej ne Gjeneve.

Te tilla veprime pa asnje dyshim vecse bejne te dobesohet mbeshtetja e madhe dhe thelbesore per kombin tone nga ShBA, te vihen ne rrezik ceshtjet tona madhore kombetare, inkluziv dhe te Kosoves.

Ne kete menyre ne duke “mbeshtetur” te detyruar Palestinen, e njohur kjo per qendrimet e forta kunder Kosoves, jo vetem qi i kundervihemi pozicioneve amerikane, por realisht demtojem dhe proceset e paqes ne ate Rajon, procese, qe nuk mund te zhvillohen pa ShBA-te.

TPZ.AL