AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 11:37

Vrasjet në Shqipëri, Manjani ironizon: Kjo është siguria kombëtare sot!

Vrasjet në Shqipëri, Manjani ironizon: Kjo është siguria

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në “Facebook” ka ngritur shqetësimin për mungesën e sigurisë në Shqipëri.

Duke marrë shkas nga vrasja në ish-Bllok, ku në ngjarje u përfshi komando Mavjol Bilo, tha se policë të forcave operacionale shërbejnë si bodyguardë të njërit krah.

Manjani shkruan se personalitetet politike i ruan Garda e Republikës, anëtarë të së cilës vrasin veten rregullisht. Nga ana tjetër me ironi Manjani pohoi se kjo është Siguria Kombëtare sot ‘e rilindur’.

Postimi i plotë:

Jemi shumë të sigurtë.

—————

Nga përplasja e të fortëve në publik duket qartë se:

1. Policë të forcave operacionale shërbejnë si bodyguardë të njërit krah…

2. Komandot anëtarë të forcave elitë, bash të NATO-s, janë bodyguardë të krahut tjetër..

Përplasje profesionale…

Ndërkohë personalitetet politike na i ruan Garda e Republikës, anëtarë të së cilës vrasin veten rregullisht. Ndoshta marrin me vete ç’u kanë parë sytë…

Ju të tjerët denonconi ndonjë krim po deshët…

Kjo është Siguria Kombëtare sot! E rilindur madje.

Apo edhe kjo është shpifjeeeeee…. TPZ.AL