TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në seancën e sotme parlamentare se duke filluar nga data 1 janar 2019 nuk do të ketë kazino dhe pika bastesh në zonat e banuara.
Sipas Ramës 1 Janari do të jetë një dhuratë e re për të gjitha familjet e prekura, ama ashtu siç është thënë këto ditë numri 1 i qeverisë nuk e mohoi faktin se bastet online do të vijojnë të funksionojnë. Edhe pse sipas tij do të ketë një studim të dytë, po ashtu Rama u shpreh se ato do të vijojnë në hotelet me 5 yje.
“Me mirëkuptimin e drejtuesit të seancës dhe të gjithëve ju, do të dalë nga tema e ditës. Keqardhja për mesazhet nga burgu 313.”-Deklaroi Rama.
Fjala e plotë:
Me mirëkuptimin e drejtuesit të seancës dhe të gjithëve ju, do të dalë nga tema e ditës. Keqardhja për mesazhet nga burgu 313.
Jam shumë i bindur se ky grup paralamentar, do t’i jap besim grave, vajzave, dhe patjetër edhe atyre e janë të sëmure nga marrëdhënia me fatin. Mbylljen e kazinove, basteve sportive, që nga ndeshjet e futbollit e deri tek garat e katërkëmbëshave e faunës botërore dhe basteve online. Me mirëkuptimin që sa i përket Onlinet, i cili është një drejtim shumë kompleks.
Do të arrijmë një konkluzion të studiuar dhe do mund të kemi një diskutim të mëvonshëm. Ka diskutime sa i përket idesë për një monopoli shtetëror, por që sot unë personalisht jam kundër, por jam i hapur për propozime.
Nga 1 janari nuk ka asnjë lloj basti, llotoje në zonat e banuara. Kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotele me 5 yje në zonat e definuara nga qeverisë, përkatësisht. Asnjë lëshim dhe në asnjë hapësirë tjetër. TPZ.AL