AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 12:08

47 kg drogë shqiptare gjendet e fshehur në kufirin greko-shqiptar

47 kg drogë shqiptare gjendet e fshehur në kufirin greko-shqiptar

Policia greke ka gjetur të fshehur 47 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Lënda narkotike u zbulua ditën e sotme e fshehur në pyllin e Loridhas në Sajadhe të Igumenicës. Autorët kishin lënë tre çanta me drogë që përmbanin 47 kg 224 gram marijuanë. Jo më larg se dje u sekuestrua drogë në Igumenicë, pothuajse çdo ditë droga shqiptare transportohet në territorin grek.

Nga janari 2018 deri sot policia greke ka 9.1 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria. TPZ.AL