TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias për shkak të përplasjes me ministrin e mbrojtjes Panos Kamenos ka krijuar debate të shumta në Greqi.
Sipas mediave greke Kotzias ka dhënë dorëheqjen në një moment kyc për çështjen kombëtare, duke përfshirë këtu marrëveshjen e Prespës por edhe bisedimet me Shqipërinë për çështjen e kufirit detar.
Nikos Kotzias do të mbajë të hënën në datën 22 fjalim që do të trondisë politikën greke. Ish-ministri nuk do të kufizohet vetëm në marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë por do të japë detaje të pathëna edhe për marrëveshjen ende të papërfunduar me Shqipërinë.
Në mbrojtje të Kotzias ka dalë Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka deklaruar se ish-ministri ka kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Të hënën pritet të dalin detaje të reja për dorëheqjen e Nikos Kotzias. TPZ.AL