AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 12:53

Lotaria, ambasada e SHBA-aplikuesve: Bëhuni gati të...

Ambasada amerikane në Tiranë ka lajmëruar përmes faqes së saj zyrtare aplikuesit e lotarisë të bëjnë pyetje nëse kanë paqartësi. Sipas njoftimit të ambasadës disa prej pyetjeve do të marrin përgjigje sot në orën 15:00.

Aplikimi i lotarisë do të mbyllet në datën 6 nëntor 2018, në mesditë.

Njoftimi:

Bëhuni gati të postoni pyetjet tuaja mbi Lotarinë Amerikane, sot në orën 15:00. Personeli i Konsullatës do t’ju përgjigjet në kohë reale mbi çdo gjë që duhet të dini mbi aplikimin e Lotarisë Amerikane”, shkruhet në postimin e ambasadës.

 Kujtojmë se regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2020 filloi të mërkurën, më 3 tetor 2018 në mesditë 12:00, dhe do të mbyllet të martën më 6 nëntor 2018, në mesditë. TPZ.AL