TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar gjatë seancës parlamentare se bastet dhe lojërat e fatit do të mbyllen përfundimisht pas 31 dhjetorit të këtij viti.
Rama shpjegoi se kjo është një nismë, e cila nuk ka asnjë kthim prapa. Sa u përket basteve online ai u shpreh se ky është një drejtim shumë kompleks.
Rama tha se vendet do të përcaktohen nga qeveria dhe hotelet me 5 yje do t’i kenë të pranishme këto lojëra, por theksoi edhe njëherë se nuk do të ketë asnjë pikë në zonat e banuara.
Deklarata:
Mbylljen e kazinove, basteve sportive, që nga ndeshjet e futbollit e deri tek garat e katërkëmbëshave të faunës botërore dhe basteve online.
Me mirëkuptimin që sa i përket On-line, i cili është një drejtim shumë kompleks. Do të arrijmë një konkluzion të studiuar dhe do mund të kemi një diskutim të mëvonshëm.
Ka diskutime sa i përket idesë për një monopoli shtetëror, por që sot unë personalisht jam kundër, por jam i hapur për propozime. Nga 1 janari nuk ka asnjë lloj basti, llotoje në zonat e banuara.
TPZ.AL