AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 12:39

Berisha: Debati i Ramës me gazetarët ishte kafshëror si i 'sëmurë psikik'

Berisha: Debati i Ramës me gazetarët ishte kafshëror si i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për deklaratat në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24.

Berisha përmes ‘Facebook” shkruan se Rama shpërtheu kundër gazetarëve në studio.

Sipas Berishës reagimi i Ramës ishte ‘shpërthim kafshëror i papërmbajtur i një të sëmuri psikik të pa mjekuar.

Reagimi i Berishës:

Nje debat si ne spital psiqiatrik!

Te dashur miq, ky debat nuk eshte zhvilluar nje nje spital psiqiatrik midis personelit mjeksor dhe nje te semuri ne krize skizoide por eshte zhvilluar ne mes nje pacienti dhe nje grupi gazetaresh ne nje studio televizive.

Ne video Kallam Deshtaku i pamjekuar ne krize paranoje shperthen ndaj gazetareve sepse ata i thone:

-Deputeti i tij Rrahman Rraja ka ndihmuar te birin Rexhep Rraja dhe se

-viktima XH M eshte ankuar edhe me pare ne rajonin e policise

Ndiqeni ketu shperthimin kafsheror te papermbajtur te te semurit psiqik te pamjekuar! Sb

TPZ.AL