AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 11:25

Mbërrin për herë të 2-të në Kuvend ligji për Teatrin Kombëtarë

Mbërrin për herë të 2-të në Kuvend ligji për

Ditën e sotme ka mbërritur për herë të dytë në Kuvend dekreti i presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtarë.

Këtë e bëri të ditur kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, në hapje të seancës plenare, ai tha se në Kuvend ishte depozituar ligji i Teatrit.

Presidenti Meta ktheu për herë të dytë për rishqyrtim në ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, i cili pësoi ndryshime duke përfshirë hapjen e një gare.

Meta deklaron se Kuvendi është përpjekur ti japë zgjidhje shkeljeve të konstatuara në dekretin e parë, por ende në ligjin i ri ka të njëjtat të problematika.

Në ligj është parashikuar që për zhvillimin e zonës pas Teatrit, kompanitë konkurruese duhet “të kenë nënshkruar marrëveshje me pronarët privatë që posedojnë pasuritë në zonën e zhvillimit të projektit”.

Në dekret Meta shprehet se një parashikim i tillë ligjor cenon drejtpërdrejt konkurrencën e lirë, trajtimin e barabartë dhe nuk garanton që procesi do të jetë objektiv dhe i ndershëm, por një proces selektiv konkurrimi. TPZ.AL