AKTUALITET, 20 Shkurt 2018, 22:47

Abuzimi me pronat në bregdet, gazetari Hoxha hedh bombën: Hetimet janë penguar nga Llalla

Abuzimi me pronat në bregdet, gazetari Hoxha hedh bombën: Hetimet

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin”Opinion” të Blendi Fevziut, ku diskutohet lidhur me arrestimet e fundit të ish-zyrtarëve për abuzimet me pronat në bregdet, ka lëshuar bombën e radhës.

Sipas Artan Hoxhës, hetimet kanë nisur me vonesë për shkak se deri tani dosjet e këtyre ish-zyrtarëve janë mbyllur nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Hoxha thotë se edhe më përpara ka pasur denoncime por kanë qenë të bllokuara nga lart. Ai përmendi dosjet e Kavajës, Durrësit, Sarandës./TPZ.AL