AKTUALITET, 15 Gusht 2018, 19:37

Video/ Shikoni se si Veliaj shemb vilën e vjetër te rruga e Elbasanit për të ndërtuar kullë

Video/ Shikoni se si Veliaj shemb vilën e vjetër te rruga e Elbasanit

Me ardhjen e Veliajt në krye të bashkisë Tiranë kullat në kryeqytet kanë filluar të lulëzojnë ndjeshëm. Ku do nëpër Tiranë të sheh syri kulla të reja që po ndërtohet. Edhe pse në fushatë tha se nuk do të ndërtonte kulla në kryeqytet, Veliaj e shkeli me të dyja këmbët këtë premtim, duke e mbjellë Tiranën me kulla dhe zona më e prekur nga kjo ‘sëmundje’ e Veliajt është qendra, aty çmimet janë 2000-3000 euro m2.

Këtë mani ai po e shpreh edhe duke shkatërruar Tiranën e vjetër dhe ndërtesat karakteristike të saj. Fare ngjitur me Liceun, tek rruga e Elbasanit, është duke u ndërtuar një pallat, por për ndërtimin e tij po shembet një vilë e vjetër.

Lejet e Veliajt po shembin ndërtesat e vjetra me arkitekturë interesante për të ndërtuar kullat, duke e fshirë kështu atë që dikur quhej Tiranë./Lapsi/