AKTUALITET, 15 Gusht 2018, 18:49

“Kontrata e vdekjes“ për 36-vjeçarin shqiptar, u ekzekutua nga ‘killer’ me pagesë

“Kontrata e vdekjes“ për 36-vjeçarin shqiptar, u

Detaje të reja bëhen me dije nga mediat greke, lidhur me ekzekutimin e një 36-vjeçari shqiptar në Athinë rreth mesnatës.

Sipas raportimeve të fundit, dyshimet janë se është zbatuar një “kontratë vdekje”, pra shqiptari është ekzekutuar nga vrasës me pagesë.

Shqiptari i vrarë me plumb në kokë në Athinë, pistat që po hetohen. Gruaja shtatzënë pëson shok sapo e merr vesh

Ekzekutohet me plumb në kokë një shqiptar në Athinë. Lajmi behet i ditur nga mediat greke, te cilat raportojne se viktima është 36 vjeç.

Ende nuk eshte bere me dije identiteti i tij, teksa detaji i vetem qe thuhet deri me tani eshjte se trupi i tij i pajetë u gjet në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos në lagjen Kypseli.

Policia ka nisur nje hetim per ngjarjen e rende qe ka ndodhur ne qender te qytetit.

Mesohet se ai u gjet gjysme ore pas mesnate ne rruge i pajete. Hetimet paraprake thone se motivi i krimit ka lidhje me larje hesapesh. Por po hetohet ne disa pista.

Mediat greke shkruajne se ai u ekzekutua poshtë pallatit, pasi kishte parkuar motorin. Shqiptarin e prisnin në shtëpi gruaja shtatzënë dhe fëmija i tyre i mitur.

Mesohet se pasi ka marre vesh lajmin, gruaja e tij ka pesuar shok.

Hetuesit janë duke mbledhur prova dhe morën dëshminë e vëllait dhe familjarëve të viktimës.