AKTUALITET, 15 Gusht 2018, 19:30

Napoli e gjen portierin, gardiani i Arsenalit do të nënshkruajë nesër me napolitanët

Napoli e gjen portierin, gardiani i Arsenalit do të nënshkruajë

David Ospina pritet të arrijë në Romë të mërkurën mbrëma përpara transferimit të tij në formë huazimi te Napoli, sipas “Skysports” në Itali.

Portieri i Arsenalit do t”i nënshtrohet vizitave mjekësore të enjten, pasi skuadra e Serie A kërkonte mbulimin për nënshkrimin e ri të Aleks Meret, i cili e theu krahun e tij në stërvitjen muajin e kaluar dhe do të mungojë gjatë..

Napoli do të ketë opsionin për të nënshkruar 29-vjeçarin në një marrëveshje të përhershme nëse huazimi i tij këtë sezon do të rezultojë i suksesshëm.

Ospina bëri 21 paraqitje për Arsenalin sezonin e kaluar, por vetëm pesë prej tyre ishin në Premier Ligë dhe ai ka rënë poshtë renditjen e portierëve tek “Topçinjtë”, pas nënshkrimit të Bernd Leno nga Bajer Leverkusen dhe formës së mirë që po kalon veterani Peter Çeh.

Kolumbiani luajti në të katër ndeshjet e tyre në Kupën e Botës këtë verë, duke përfshirë humbjen e penalltive kundër Anglisë.