AKTUALITET, 15 Gusht 2018, 19:01

Rrëshqitje dherash dhe gurësh në aksin Mirditë-Fushë Arrëz, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Rrëshqitje dherash dhe gurësh në aksin Mirditë-Fushë

Reshjet e shiut kanë shkaktuar shembje masive gurësh dhe dherash në segmentin rrugor Mirditë-Fushë-Arrez gjatë pasdites së sotme.

Mësohet se shembja e dherave dhe gurëve ka ndodhur në tre pjesë të ndryshme të këtij segmenti rrugor.

Për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve, rruga është e bllokuar plotësisht rreth 10 kilometra larg fshatit Gjergjan duke shkaktuar trafik të automjeteve.