TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesfushori i PSG-së, Adrien Rabio po kërkohet me ngulm nga dy skuadra të mëdha. Francezi nuk duket se do të jetë zgjedhje e parë e teknikut Tuhel te kampionët e Francës dhe ka vënë në lëvizje agjentin e tij që t’i gjejë skuadër.
Sipas “La Stampa”, dy skuadrat e interesuara për Rabio janë Barcelona dhe Juventus.
Barça mori Vidalin nga Bajerni i Mynihut, por alternativat tjera në mesfushë mungojnë dhe Rabio shihet si lojtari i duhur për të mbushur çdo hapësirë në kampin katalanas.
Ndërsa Juventusi e ka si “Plan B” në rast largimi të mundshëm të Miralem Pjaniç.
Situata e Rabio duket shumë e komplikuar dhe që nga lënia jashtë nga kombëtarja e Francës nga tekniku Deshamp, mesfushori ka kërkuar ndryshime në karrierën e tij.
Rabio po refuzon ofertat e PSG-së për të rinovuar kontratën e tij dhe kontrata e tij aktuale skadon vitin e ardhshëm.