TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte ka njoftuar se ka dekretuar gjendjen e jashtëzakonshme për 12 muaj, pas tragjedisë së shembjes së urës së Xhenovës. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Konte ka bërë me dije se ekzekutivi ka lëshuar 5 milionë euro për ndërhyrjet e para urgjente në vendin e ngjarjes. “Gjithashtu, do të nisim procedurën për revokimin e koncesionit të dhënë kompanisë “Autostradat e Italisë”, ka vijuar Konte. Shefi i qeverisë italiane ka shtuar më tej se në mbledhjen e kabinetit të tij është vendosur gjithashtu shpallja e një dite për zi kombëtare, e cila sipas tij do të përkojë me ceremoninë mortore të viktimave të tragjedisë. /abcnews.al