AKTUALITET, 15 Gusht 2018, 17:39

Futet për t’u larë në lumin e Matit, mbytet tragjikisht 46-vjeçari

Futet për t’u larë në lumin e Matit, mbytet tragjikisht

Tragjik ka rezultuar fati i një 46-vjeçari në Mat, i cili hyri në lumë për t’u larë, ndërsa fatkeqësisht nuk doli dot prej aty. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në vendin e quajtur ‘Ura e Shkopetit’.

Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është Arben Marku, 46 vjeç banues në fshatin Skuraj.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia pritet të hetojë rastin dhe po punon për gjetjen e trupit të viktimës.

“Rreth orës 15:30, është njoftuar Salla Operative në Kurbin, se shtetasi A.M. rreth 46 vjeç, banues në fshatin Skuraj, është hedhur për tu larë në lumin Mat, në vendin e quajtur ” Ura e Shkopetit” ( urë pasarelë), dhe nuk ka dalë në breg. Vazhdojnë kërkimet nga forcat policore për gjetjen e tij”- thuhet në njoftimin e policisë.