TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 27-vjeçare ka humbur jetën në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet një ditë më parë, pas helmimit me fostoksinë.
R.M., e cila jetonte në Kamzë, ka shkuar në gjendje të rëndë në spital, njoftoi policia dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka arritur të mbijetojë. Rreth orës 14:00, zemra e së resë pushoi së rrahuri.
Dyshohet se 27-vjeçarja u vetëhelmua. Sipas dëshmisë së familjarëve dhënë policisë, ajo ka konsumuar fostoksinë në banesë. Shkaqet mbeten ende për tu zbardhur.
Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, njoftoi zyrtarisht policia, duke shtuar se materialet për rastin u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.