AKTUALITET, 4 Gusht 2018, 22:03

Video/ Shikoni se si i riu nga Tirana vjedh argjendarinë në Durrës

Video/ Shikoni se si i riu nga Tirana vjedh argjendarinë në

Policia e Durrësit arrestoi një të ri që vodhi një argjendari në qytet.

I ndaluari është Robert Hasmuça, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili në muajin prill vodhi bizhu me vlerën e 5.6 milion lekë, në bulevardin kryesor të qytetit.

Eshte arrestuar kater muaj pas ngjarjes, i riu i cili vodhi nje arguendari ne qytetin e Durresit.

Njoftimi i  plote i policise:

Vihet në pranga nga Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë të një argjendarie në bulevard kryesor, në vlerën rreth 5.6 milionë lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune hetimore të specializuar dhe bazuar në prova shkencore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së argjendarisë në bulevard më datë 18.04.2018.

Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë finalizuar operacionin e koduar” Argjendaria”, operacion i ndjekur me metoda speciale ku në një zonë të Tiranës kanë kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin:

• Robert Hasmuça 22 vjeç, banues në Tiranë.

Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , Vendim Nr.216, datë 20.06.2018 në ngarkim të shtetasit Hasmuça, i cili në bashkëpunim me një shtetas tjetër ( vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen Nr.4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë ” në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.