TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në këto momente po luhet në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit miqësorja mes Apolonisë dhe Luftëtarit. Që në minutën e 2-të kanë kaluar në avantazh gjirokastritët me anë të Maldin Ymerajt dhe kur pjesa e parë po i drejtohej fundit ka ndodhur diçka e pazakontë.
Policia ka urdhëruar ndërprerjen e takimit, pasi një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë do të ulej në tapetin e stadiumin, pas një rasti urgjent. “Panorama Sport” ka siguruar foto nga momenti i uljes së helikopterit, që po priste ambulancën dhe do të transportonte drejt kryeqytetit një person me probleme të rënda shëndetësore. Aktualisht lojtarit po presin të rifillojë takimi.