AKTUALITET, 4 Gusht 2018, 19:06

Po shkonin drejt Greqisë, plagosen rëndë çifti i bashkëshortëve

Po shkonin drejt Greqisë, plagosen rëndë çifti i

Një aksident i rëndë ka ndodhur në minutat e fundit në aksin rrugor Fier-Levan, ku një automjet ka dalë nhga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë burrë e grua.

Çifti i bashkëshortëve po udhëtonte drejt Greqisë me automjetin e tyre, kur ende për rrethana që nuk dihen makina është batuar pranë fshatit Selishtë,  duke përfunduar në anë të rrugës.

Policia nuk ka bërë ende të ditur emrat e personave të aksidentuar, ndërsa në vendgjarje janë afruar edhe grupet e emergjencës për tu ardhur në ndihmë personave të lënduar.

Aksi Fier-Levan dhe Levan-Tepelenë është bërë shpesh e pjesë e kronikave të ngjarjeve aksidentale, me pasoja në njerëz.