TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjiganti i vlerësimit, Standard and Poor`s ka mbajtur të pandryshuar në B+ me perspektivë të qendrueshme notën e borxhit sovran të vendit tonë. Agjencia sqaron në njoftimin e posaçëm që shoqëron këtë vendim se, rritja ekonomike përgjatë tre viteve të ardhshme do të jetë mesatarisht në 4%, dhe do të nxitet kryesisht nga investimet dhe rritja e eksporteve, kryesisht shërbimeve.
Sa i përket vlerësimit të ekonomisë shqiptare, S&P, nënvizon faktin se, vendi vijon me konsolidimin fiskal, por se nga ana tjetër ka ende sfida në këtë drejtim, që kanë të bëjnë edhe me projektet e partneritetit publik privat të qeverisë.
Ky paralajmërim vjen vetëm pak ditë pas atij të departamentit amerikan të shtetit.
Gjatë tre-katër viteve të ardhshme, rreziqet me të cilat mund të përballet vendi ynë vlerësohen minimale, raporton “scan”.
Një periudhë më e fortë e stabilitetit ekonomik e shoqëruar me tërheqjen e më shumë investimeve të huaja si dhe luftën e suksesshme ndaj ekonomisë informale de të gjeneronin një përmirësim të notës së borxhit sovran të vendit, thotë më tej agjencia.
Madje, S&P, për të parën herë, nënvizon faktin se, edhe procesi i de-euroizimit mund të sjellë një përmirësim të notës, çka përkthehet në kosto më të ulta huamarrje për ekonominë tonë.
Nga krahu i kundërt, nota mund të ulet në rast se vihen re deficite fiskale apo edhe materializim i detyrimeve nga projektet PPP.
S&P, vë theksin edhe te mungesa e reformave nga ana e qeverisë pasi fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar.