TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot po e akuzon se e kishte ndihmuar Sllobodan Milloshevicin, në vitet e luftës me Kosovën, duke i shitur naftë, në kohën kur Jugosllavia ishte nën sanksione, por dikur edhe përqafohej me të, shkruan Gazeta Express, që komentit i ka bashkëngjitur një foto kur Thaçi dhe Berisha janë duke u përqafuar në inaugurimin e punimeve në tunelin e Kalimashit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dikur kishte goxha respekt për ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën, e edhe përqafohej me të. Por, tani raportet mes tyre kanë ndryshuar.
Madje, në një letër që i kishte dërguar Berishës para disa viteve, Thaçi kishte shkruar se Berisha i ka mbështetur në vazhdimësi aspiratat e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.
“…, keni mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon”, kishte shkruar Thaçi në letrën drejtuar Berishës.