TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Tunel, ku një kamionist ka humbur jetën.v
Mësohet se viktima është 50-vjeçari Eduard Rajko, banues në Tiranë i cili drejtonte kamionin me targa AA 886 MP.
Mesohet se ai ka zbritur nga kamioni dhe ka tentuar të kalojë trafik ndarësen, por nga pakujdesia ka rënë 40 metra në humnerë, për pasojë ka gjetur vdekjen.
Njoftim i policisë
Më datë 22.01.2018 rreth orës 00:40 në aksin rrugor Elbasan – Tunel, tek Ura në hyrje të tunelit drejtuesi i mjetit tip kamion me targa AA 886 MP drejtuar nga shtetasi E.R., rreth 50 vjeç banues në Tiranë ka zbritur nga mjeti i tij dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës. Nga pakujdesia ka rënë poshtë në një lartësi rreth 30 – 40 metra si pasojë ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ngjarje aksidentale.