AKTUALITET, 31 Tetor 2018, 11:35

VIDEO/ Saimir Tahiri ia merr këngës për 39 vjetorin

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri festoi dje 39-vjetorin e lindjes mes miqsh e familjarësh në ambientet e 'Iliria Palace' në Tiranë.

Ish ministri i cili disa ditë më parë ka marrë pafajësinë nga gjykata italiane dhe që pritet të dalë në konferencë sikurse ka lajmëruar prej ditësh, mbrëmë i ka harruar të gjitha këto dhe ka shijuar atmosferën e krijuar posaçërisht për të nga njerëzit të cilët i kanë qendruar afër gjatë kësaj periudhe jo të lehtë të karrierës së tij politike.

Këngëtarët e mirënjohur, Sidrit Bejleri, Eneida Tarifa dhe Eranda Libohova kanë kënduar gjatë gjithë mbrëmjes por ata i ka shoqëruar edhe ish ministri.

Këto janë disa nga momentet foto-video të festës ku mes miqve dhe familjarëve nuk mungonte sigurisht djali i Tahirit, pika e tij e dobët Drini. Momente të lumtura këto për ish-ministrin i cili duket se po hap një kapitull të ri në jetën e tij.

45055471_735785313487720_8124397335825350656_n.jpg

 

45055705_1095604147283802_2177748036267016192_n.jpg

45093803_519298418543837_5381861722904592384_n.jpg

45066095_1723661731079168_642770791041073152_n.jpg

45126472_2413850615299067_7711152345861586944_n.jpg

/News Bobm.al/