AKTUALITET, 31 Tetor 2018, 09:37

Reshje shiu edhe sot? Ja çfarë do të ndodhë

Reshje shiu edhe sot? Ja çfarë do të ndodhë

Dita e sotme do të karakterizohet me mot më të qëndrueshëm, kthjellime dhe temperatura më të larta.

Sipas parashikimit të Meteoalb, orët e para të së mërkurës do jenë me kthjellime dhe vranësira por duke iu afruar mesditës dhe në vijim moti do të jetë kryesisht me kthjellime. Ndërkohë, dita e enjte dhe në vijim sjellin kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të shpeshta në Veri duke rrezikuar shira të izoluar.

Pavarësisht kthjellimeve, temperaturat e ajrit mbeten të larta. Sipas zonave, mëngjeset do të luhaten nga 10 në 19°C, ndërsa orët e mesditës sjellin vlera termike mbi 27°C, por pjesa e dytë e javës sjell temperatura maksimale mbi 29°C.

Kujtojmë se dje nga reshjet e shiut pati përmbytje në Vlorë dhe Durrës.

TPZ.AL