AKTUALITET, 31 Tetor 2018, 09:16

Fshehu kokainën brenda baterisë së makinës, kapet ‘mat’ patosaraku/ EMRI+FOTO

Mëngjesin e sotëm policia kufitare e Kakavijës ka arrestuar në flagrancë 46 vjeçarin Selim Lazaj nga Patosi me 3 kilogramë e 545 gramë kokainë.

Lazaj e kishte fshehur drogën brenda baterisë së makinës tip ‘Mercedes Benz’, me targa AA216TF.

Tashmë 46 vjeçari akuzohet për “Trafikim të narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të luftës kundër drogës, policia e Shteti ka goditur një tjetër tentativë për trafik të lëndë narkotike të forta.

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafiqeve te paligjshme u përzgjodh për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti i markës ‘Mercedes Benz’, me targa AA216TF, me drejtues shtetasin Selim Lazaj, vjeç 46, banues në Patos, Fier.

4254b921 Af32 4d0d 94c7 Ec410de96d2b

Gjatë kontrollit të detajuar në bashkëpunim me shërbimet doganore, duke përdorur edhe skanerin, u konstatua se në baterinë e automjetit, gjendeshin të fshehura dy pako të mbështjella me natriban të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Kokainë.

Nga peshimi i pakove rezultoi se brenda tyre kishte një sasi prej 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Neni 283/a i Kodit Penal. TPZ.AL