TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protestat e banorëve të Kukësit kundër kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së djeshme është përshëndetur nga Spartak Ngjela.
Përmes një postimi në “Facebook” Ngjela shkruan se kuksianët i treguan vendin Edi Ramës.
“Kuksianët e dëbuan dje Edi Ramën nga Kuksi. Dhe kanë të drejtë.
I treguan vendin një kryeministri që po fundos vendin në humnerën e varfërisë ekstreme,” thotë avokat Ngjela.
Protesta u organizua për të kundërshtuar tarifën e rrugës së “Kombit”.
Postimi:
Bravo Kukësi.
Kuksianët e dëbuan dje Edi Ramën nga Kuksi. Dhe kanë të drejtë.
I treguan vendin një kryeministri që po fundos vendin në humnerën e varfërisë ekstreme.
Po a do veprojnë kështu të gjitha qytetet që janë në zinë e varfërisë ekstreme sot në Shqipëri. TPZ.AL