TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një konflikt brenda familjes për pronat ka përfunduar me dy persona të dhunuar në fshatin Kapaj të Ballshit.
53 vjeçari Nuredin Alibehaj ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vëllezërve të tij pas një konflikti për pronën.
Të dëmtuar mbetën vëllezërit e tij, shtetasit T.A, 60 vjeç dhe E.A, 46 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Fierit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin:
•Nuredin Alibehaj, 53 vjeç, banues në fshatin Kapaj, Ballsh.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Kapaj pas një konflikti pronësie ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vëllezërve të tij, shtetasve T.A, 60 vjeç dhe E.A, 46 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.TPZ.AL