AKTUALITET, 31 Tetor 2018, 09:56

Problemi me azilkërkuesit shqiptarë në BE, rikthehen kontrollet e dyfishta në Morinë

Problemi me azilkërkuesit shqiptarë në BE, rikthehen kontrollet e

Prej vitesh qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës premtojnë heqje të kufirit klasik mes dy vendeve, lehtësim të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave pa tarifa e burokraci. Kjo megjithatë kryesisht, siç edhe është pranuar në takime dypalëshe, ka mbetur në retorikë.

Por ndërsa “lufta” tregtare e pagëzuar si “patatofobi” ka penguar bashkimin doganor, prej 1 tetorit Policia e Kufirit në Kukës i është rikthyer pas tetë vjetësh kontrollit të dyfishtë të udhëtarëve, duke shkaktuar radhë dhe probleme. Kontrolli i dyfishtë, në hyrje dhe dalje, është në shkelje të marrëveshjeve dypalëshe.Pika-e-perbashkët-e-kalimit-kufitar-Shqipëri-Kosovë-në-Morin-të-Kukësit.-2-533x400 (1)

Zyrtarisht sipas Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës rikthimi i kontrollit të dyfishtë është për shkak të infrastrukturës së re të ndërtuar në Morinë, ku duhet të vendosen të dy policitë, por ku ajo e Kosovës ende nuk është vendosur.

Megjithatë kryetari i Degës së Doganës në Morinë, i tha BIRN se ishte informuar që kontrollet e dyfishta kishin të bënin me azilkërkuesit.

“Me sa jam informuar rifillimi i kontrolleve në Morinë ka ndodhur për shkak të azilantëve, kryesisht të atyre që janë kthyer dhe nuk kanë të drejtë të hynë në vendet e BE-së për një afat të caktuar dhe të atyre që kanë thyer rregullat e Shengenit”, tha Kateshi.

Shqipëria ishte një nga vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve krahasuar me popullsinë, në vendet e BE vitet e fundit. Sipas Eurostat 125 mijë shqiptarë ose 4.5 përqind e popullsisë rezidente aplikuan për azil nga viti 2015-2017. Rreth 42 mijë prej tyre kanë qenë më pak se 18 vjeç dhe 57 mijë kanë qenë mes 18 dhe 34 vjeç.