AKTUALITET, 31 Tetor 2018, 09:23

Benjamin Netanjahu shtyn vizitën në Tiranë, zbulohet shkaku

Benjamin Netanjahu shtyn vizitën në Tiranë, zbulohet shkaku

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu pritej të vizitonte nesër Tiranën por vdekja e ministrit David Azoulai është bërë shkak për të shtyrë ardhjen në Shqipëri.

Netanjau kishte planifikuar turne vizitash në Bullgari, Greqi, Rumani, Bullgari dhe Serbi.

“Vizita në Shqipëri, një vend me shumicë myslimane me lidhje historikisht miqësore me Izraelin, do të jetë me sa duket një udhëtim i nivelit më të lartë nga një izraelit në vend.

Në vitin 1994, ministri i atëhershëm i Jashtëm, Shimon Peres vizitoi Tiranën dhe vitin e kaluar qyteti përkujtoi udhëtimin me një pllakatë për ish-burrështetasin” raportojnë mediat izraelite. TPZ.AL