TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas shkarkimit të Avokates së Shtetit, Alma Hicka ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në “Facebook” kryeministri shpjegon se nuk ka pasur asnjë vendim për shkarkimin e saj, por një largim me dëshirë, sipas tij, për arsye krejt personale.
Më tej shkruan se Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës.
Postimi i Ramës:
Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit.
Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses. TPZ.AL