TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një qytetar rus i quajtur Vladimir, ka bërë një veprim të çmendur. Ai ishte shtruar në spital, pasi dikush e kishte goditur me thikë gjatë një sherri.
Por, veprimet e 34 vjeçarit kanë shkaktuar habi të madhe tek stafi mjekësor. Kjo sepse ai ka dalë jashtë spitalit, duke patur ende thikën të ngulur në shpinë, për të pirë një cigare, në temperaturën -10 gradë celcius.
Një zëdhënës i spitalit, konfirmoi se pas këtij veprimi, Vladimir i është nënshtruar një operacioni për heqjen e thikës nga shpina dhe tashmë gjendja e tij është stabilizuar.
/TPZ.AL/