TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur gazetari i “El Chiringuito” donte të dinte nëse ylli belg i Chelsea do të luante në “Santiago Bernabeu” sezonin e ardhshëm, Eden Hazard hutoi me përgjigjen. Në fakt, “foli” vetëm me mimikën e fytyrës dhe u largua, ku e priste Higuain.
“El Pipa” e mbështolli rreth vetes, i hodhi krahun në qafë dhe nisi të bëjë shaka me të. Një ish-lojtar i "Los Blancos", nga i cili, me siguri mund të marrë informacione për çfarë e pret në kryeqytetin spanjoll, po vendosi të ikë atje.
Më herët, pas ndeshjes Chelsea-Enitracht Francfurt, duke folur për “BT Sport”, 28-vjeçari nuk hodhi shumë dritë mbi të ardhmen:
"Nuk po e mendoj fare këtë gjë për momentin, dua vetëm të fitoj diçka më këtë klub dhe këtë ekip. Nëse është ndeshja ime e fundit?
Do të jap maksimumin për ta fituar trofeun. Në mendjen time nuk e di ende, a ishte ndeshja e fundit në “Stamford Bridge".