TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në ditën e parë të shkollës, fëmijët zakonisht janë të emocionuar. Mendjen e kanë tek takimi me shoqen apo shokun e ngushtë pas pushimeve, përzgjedhja e bangës ku do të ulen, klasa e re, librat, takimi i shumëpritur me mësuesen, urimet për të, dhurimi i luleve e detaje të tjera si këto.
Duhet të kishte qenë njësoj edhe për fëmijët e shkollës “Kosova”, që këtë vit u inaugurua në Tiranë, sikur Edi Rama, Lindita Nikolla dhe Erion Veliaj të mos kishin organizuar një miting mu në mes të oborrit të shkollës.
Para tyre kishin bërë një turmë prindërish, fëmijësh dhe mësuesesh, për t’i folur për aktivitetin që u transmetua live deri në orën 10:00 në të gjitha mediat.
Normalisht mësimi duhet të fillonte në orën 08:00, por ora ishtë duke shkuar 09:45 minuta, kur në oborrin e shkollës, mes brohorimave të të miturve, që bërtisnin duke luajtur, Edi Rama foli për planet e pronarëve të tokës dhe të firmës që kishte hedhur Lulzim Basha për të ndërtuar pallat në truallin, ku sot ngrihet shkolla.
I njëjti që dikur akuzonte kundërshtarët e tij politikë se mbanin fjalime politike para fëmijëve nëpër shkolla, sot bëri të njëjtën gjë, duke iu treguar fëmijëve planet djallëzore të Lulzim Bashës për të ndërtuar një pallat, aty ku Lali Eri sot iu “dhuroi” një shkollë.
Nuk dihet pse, Lindita Nikolla u shfaq e mallëngjyer dhe e prekur në oborrin e shkollës. Me një zë të dhembshur tha disa fjalë mbi rëndësinë e pasionit dhe përkushtimit të stafit pedagogjik dhe se sa pak ndikojnë muret e reja në edukimin e fëmijëve. Pas saj, fjalën e mori Erion Veliaj, që spikati me komplimentat dhe elozhe për atë që e quajti “kryeministri më i paparë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria”.
Ndërkohë, qw kwta tw tre pwrswrisnin tw njwjtat fjalime boshe qw mund t’ia dwgjosh nw çdo orw tw ditws nw çdo media, regjia e kryeministrisë, ndwrhynte herw pas here duke transmetuar pamjet e disa prej fëmijëve që ishin mbyllur në klasa dhe bashkë me mësuesit qëndronin si dekor dhe figurantw për t’i dhënë më shumë ngjyra kësaj shfaqjeje bajate dhe të dalë boje, të cilën mund t’ia kishin kursyer në ditën e parë të shkollës fëmijëve. Video më poshtë:
/Lapsi/