AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 09:42

Tritan Shehu: 18 shkolla më pak në Gjirokastër. Tragjike! “Epoka Rilindase”

Tritan Shehu: 18 shkolla më pak në Gjirokastër. Tragjike!

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka denoncua mbylljen e 18 shkollave në këtë vit të ri shkollor.

Sipas tij vetëm në qarkun e Gjirokastrës janë mbyllur 18 shkolla.

Me anë të një statusi në “Facebook” Shehu shkruan se mbyllja e shkollave me largimin e nxënësve thellon skandalin e kësaj qeverie lidhur me infrastrukturën, transportin apo kostot e larta.

“Po te shtoj ketu edhe uljen e numerit te nxenesve nga eksodet masive te popullesise, si pasoje e gjendjes se mjeruar te familjeve ne fshatrat e ketij Qarku, tabloja behet tragjike, por e perputheshme me kete realitet te “epokes Rilindase”,” shkruan Shehu.

Statusi i plotë:

Ne Qarkun e Gjirokastres sot fillon mesimi me 18 shkolla me pak!

Tragjike kjo!

Nga keto 9 jane mbyllur ne Tepelene, 6 Permet e 3 ne Gjirokaster.

Mbyllja e shkollave me largimin e tyre nga vend banimi i nxenesit, eshte nje nga faktoret qe thellon mos frekuentimin e rregullte, braktisjen, mos mbarevajtjen mesimore nga nxenesit.

Kjo vecanerisht manifestohet ne nje realitet ku infrastruktura mungon apo eshte larg standarteve, transporti eshte ai qe dihet, kostot e tij jane te larta per ekonomite e varfera te banoreve.

Ne keto kushte kur nuk eshte parashikuar as edhe nje mbulese financiare per transportin, ushqimin e nxenesve larg shtepive, ndonje organizim i pershtatshem publik per keto etj, nxenesi dhe mesimi largohen se tepermi prej njeri tjetrit, me pasoja te thella negative.

Po te shtoj ketu edhe uljen e numerit te nxenesve nga eksodet masive te popullesise, si pasoje e gjendjes se mjeruar te familjeve ne fshatrat e ketij Qarku, tabloja behet tragjike, por e perputheshme me kete realitet te “epokes Rilindase”.

Kjo eshte e verteta me te cilen po perballen femije, nxenes, te rritur, familje…

TPZ.AL