AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 09:35

PD: Shkolla 9-vjeçare në fshatin Smarisht të Dajçit në Shkodër është mbyllur

PD: Shkolla 9-vjeçare në fshatin Smarisht të Dajçit

Deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku ka denoncuar qeverinë për mbylljen e shkollës 9-vjeçare në fshatin Smarisht të Dajçit në Shkodër.

Deputetja e PD tregoi se 12 nxënës që kanë qenë në këtë shkollë, do të detyrohen të largohen disa kilometra më larg.

Ndërsa deputeti Xhemal Gjunkshi ka denoncua mbylljen e shkollave në Dibër dhe Peshkopi, sipas tij mijëra nxënës janë detyruar të mbyllin shkollën.

Sipas Gjukshit, ky është tregues i dhimbshëm se me Edi Ramën arsimi është çdo vit e më keq. Kjo është denoncuar nga deputeti Xhemal Gjunkshi ka sulmuar nga Dibra kreun e qeverisë për këtë situatë.

Gjithashtu, një situatë e tillë është raportuar edhe nga deputeti i PD, Luciano Boci, në Elbasan, pasi sipas tij, situata është shumë problematike në qarkun e Elbasanit.

TPZ.AL