TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Me anë të një statusi në “Facebook” Kryemadhi shkruan “Uroj me zemër suksese për të gjithë fëmijët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!”
Më tej shkruan “fillon sot për ju një rrugë e re në përpalljen me jetën, me mësime, por dhe shumë sfida e mundime, udhërrëfyes e bashkudhëtarë do të keni mësuesit, që do ju japin dorën dhe dijen për të kaluar vështirësitë përpara.”
Mesazhi i plotë:
“Uroj me zemër suksese për të gjithë fëmijët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!
Fillon sot për ju një rrugë e re në përpalljen me jetën, me mësime, por dhe shumë sfida e mundime, udhërrëfyes e bashkudhëtarë do të keni mësuesit, që do ju japin dorën dhe dijen për të kaluar vështirësitë përpara.
Uroj gjithashtu suksese për të gjithë nxënësit në këtë vit të ri shkollor! ??”, shkruan Kryemadhi. TPZ.AL